Ndihma e Gjermanisë për FSK-në do të vazhdojë
Ministri i FSK-së Agim Çeku, sot priti ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, z Peter Blomeyer. Pasi e informoi mysafirin me të arriturat e deritashme të FSK, me politikat e rekrutimit, procesin e trajnimit, aktivitete e FSK-së dhe angazhimet konkrete për plotësimin kapaciteteve të plota operacionale, e falënderoi për kontributin gjerman në ndihmë logjistike për FSK-në, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë në fushat e trajnimit dhe stërvitjes.

Ambasador Blomeyer shprehu gatishmërinë në emër të shtetit që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej dhe ndihma e shtetit të Gjermanisë për Kosovën dhe FSK-në do të vazhdojë më tej. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2012, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori