Veliaj dëmtohet në këmbë gjatë futbollit: Eci si zdroms! (FOTO LAJM)

Gjatë një ndeshjeje futbolli me miqtë e tij kryebashkiaku Erion Veliaj duket se ka pësuar edhe një dëmtim në këmbë.

Për këtë i është dashur edhe një vizitë tek një mjek specialist.

Fizioterapisti Ilvi Begolli ka postuar në rrjetet sociale një foto me Veliajn, por kjo ka ngjallur reagimin e një komentuesi, i cili i uron kryebashkiakut që të “bjerë nga shkallët kur te dale nga klinika”.

Dialogu në komente

Mjeku: Kur kryetari vjen në klinikë.

Toni kros: Ishalla bie nga shkallët kur të dalë nga klinika

Erion Veliaj: S’ke fat lal sot shpëtova edhe pse eci si zdroms prej dëmtimit.

Me gjasë dhe afatgjatë sa të kem fizioterapistin sportiv më të mirë në Tiranë.


Shtuar 27.06.2020 15:33