Ndërron jetën veterani i UÇK-së, Sabit Halilaj
Pas sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Sabit Hasan Halilaj.

I ndjeri karrierën akademike e filloi si profesor i Gjuhës Shqipe në sektorin e arsimit në Drenas. Ishte ndër pjesëtarët e parë të UÇK-së në Brigadën “Adem Jashari”, në zonën operative të Drenicës.

I ndjeri ishte dhe vëllai i heroit të kombit, Ragip Halilaj. Varrimi bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Tërrdevc, të Drenasit.
Shtuar më 10/11/2018, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori