E FUNDIT/ Xhaxhai vret nipin në Shkodër
Ndërron jetë veterani i UÇK-së (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pas një sëmundje të rënd, dje ka ndërruar jetë intelektuali, veprimtari e veterani i luftës, Bajram Mehani.

I ndjeri kujtohet nga shumë gjenerata si profesor i nderuar dhe i shquar.

I lindur në vitin 1956, Mehani kishte kryer shkollimin fillor në Dobroshevc të komunës së Drenasit.

Pastaj, Shkollën e Mesme e kishte vazhduar në Prishtinë.

Qysh në atë kohë, si i ri, bashkë me Heroin Fehmi Lladrovci dhe shumë veprimtarë të tjerë ishte angazhuar për çështjen kombëtare.

Pas përfundimit të universitetit në Fakultetin Teknik, drejtimi i makinerisë, në vitin 1986 ishte punësuar në Shkollën e Mesme Teknike tash ”Fehmi Lladrovci”, ku prej asaj kohe e deri në ditët e fundit të jetës së tij ishte gjithmonë pjesë e sindikatës dhe e Këshillit Aktiv të shkollës.

Profesori i ndjerë ka qenë edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës ai ishte udhëheqës i logjistikës në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”.

Varrimi i tij bëhet të enjten (sot) me 14 shtator në varrezat e fshatit Shkabaj, ish- Gllanasellë, në ora 16:00.
Shtuar më 14/09/2017, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori