Erion Isai paraqitet në SPAK, flet për mediat: Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore

Kryetari i bashkisë së Ersekës Erion Isai, është paraqitur këtë të marte ne SPAK.  Nuk dihet arsyeja e paraqitjes ne prokurorinë e Posaçme, por kujtojmë se emri i tij  është përfshirë në dosjen penale ndaj zyrtarëve të IKMT në Korçë.

Këshilltari i Erion Isait është përgjuar teksa flet me kryebashkiakun për të takuar biznesmenin që do të kryente rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti.

Objekt i çështjes është vijimi i hetimeve për një sërë abuzimesh korruptive në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, punësimet e paligjshme dhe shitja e lëndës drusore në Ersekë.

Kjo çështje ka çuar  nw arrestimin e disa personave të akuzuar për “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe pezullimin e disa zyrtarëve të IKMT-së në Tiranë e Korçë.

Ndërsa ajo që fshihet, janë zyrtarë të Bashkisë Korçë, duke filluar nga kryetari Erjon Isai, këshilltari bashkiak, përgjegjësi Pyjor në bashkinë Ersekë, Amarildo Jaho, dhe disa zyrtarë të tjerë që janë përfshirë në punësime jashtë kritereve.

Jashtë ambienteve të SPAK, Isai tha se ishte thirrur si një person që ka dijeni dhe jo si dëshmitar, ndërkohë theksoi se ishte thirrur për një ngjarje shumë kohë më parë ku Bashkia nuk ka qenë e përfshire me tender publik të drejtpërdrejtë, por si instiucuion në dijeni.

“Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, kam qenë i thirrur si person që ka dijeni.

Ka lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë por si institucion në dijeni.

Së kë po heton i takon prokurorisë, unë jam pyetur si person që ka dijeni, hetuesit janë në humor pse të mos jenë në humor”, ka thënë ai.


Shtuar 30.05.2023 12:02