Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot në Spitalin
Rajonal të
Pejës, ka
ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet I. A , i lindur më 1992.
I burgosuri, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin
Rajonal të
Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka
ndërruar jetë.
I. A, ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë, akuzohej për Veprën Penale; Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve. I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.
Shtuar më 14/06/2019,
ora 12:00