Ndërron jetë në QKUK 13-vjeçarja nga Podujeva që u përplas nga një makinë pak ditë më parë
Ka vdekur 13-vjeçarja e cila ishte duke u trajtuar në Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur para 20 ditësh.

Aksidenti ka ndodhur më 9 nëntor, në rrugën nacionale në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se viktima ka vdekur mëngjesin e së shtunës, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

"Rr. Nacionale, fsh. Lluzhan, Podujevë 09.11.2020-09:40- Viktima femër kosovare-fëmijë (2007) e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar (si këmbësore) me datën e cekur, ka ndërruar jetë me datë 28.11.2020 rreth orës 06:20. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar", thuhet në njoftimin e Policisë. /
Shtuar më 29/11/2020, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori