Sot ka ndërruar jetë
Hajredin Balaj, ish-ushtar i UÇK-së, i cili ishte dënuar me 13 vjet burg nga
Tribunali i
Hagës.
Hajredin Balaj ka bërë 10 vjet burgim, ndërsa i janë falur tre vjet nga
Tribunali i
Hagës. Ky Tribunal në tetor të vitit 2010 e kishte refuzuar kërkesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së,
Hajredin Balaj, për lirim pas vuajtjes së më shumë se gjysmës së dënimit.
Për këtë proces gjithsej u zhvilluan 88 ditë gjyq. Vendimi i gjykatës, i bërë publik më 30 nëntor 2005, shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn dhe Isak Musliun dhe dënoi me 13 vjet burgim Haradin Balajn.
Balaj ishte edhe anëtar i partisë Nisma.
Shtuar më 31/01/2018,
ora 09:56