Ndërron jetë Iljas Rrahmani, i moshuari që kishte agjëruar 80 Ramazanë
Iljas Rrahmani ose i njohur ndryshe si Mulla Iljasi, nga qyteti i Prishtinës, i cili e kishte sfiduar moshën e shtyrë duke agjëruar muajin e Ramazanit ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare.

Mulla Iljas efendi Rrahmani ka lindur më 15.05.1923 në fshatin Sharban i takon gjeneratës së fundit të nxënësve të Medresesë “Pirinaz” të Prishtinës.

Ndonëse kishte kontribuar si imam në disa xhami në Kosovë, ai ishte pensionuar në vitin 1993.

Megjithatë, edhe pas kësaj kohe ai kishte vazhduar me aktivitetin e tij fetar.

Çfarë e kishte karakterizuar gjatë aktivitetit të tij fetar, është fakti se hoxha, kontributin e tij më të madh e kishte dhënë në mbajtjen e mësim-besimit me të rinjtë, ku këtë mision e ushtroi nën trysninë e madhe të ish-sistemit të egër komunist.

Dhe së fundmi, Mulla Iljasi veprimtarinë e tij e kishte vazhduar Xhaminë e madhe në Prishtinë, ku nga duart e tij kanë dalë me mijëra lexues të mirë të Kuranit dhe shumë hoxhallarë të rinj. /albeu.com/





Shtuar më 30/10/2017, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori