Ndërron jetë gazetari në Kosovë
Ka ndërruar jetë gazetari Naim Hagjosaj, lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e të ndjerit. Për vdekjen e hershme të gazetarit ka shkruar edhe kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, duke njoftuar se sot do të mbahet mbledhje komemorative në sallën e kuvendit komunal

Shkrimi i plotë i kryetarit të Deçanit:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të mikut tonë, gazetarit Naim Hagjosaj!

Mbledhje komemorative do të mbahet në ora 14:00 në sallën e Kuvendit Komunal, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 16:00 në varrezat e fshatit Prilep!

Ngushëllime familjes Hagjosaj dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Deçanit!

I përjetshëm qoftë kujtimi për ty!


Shtuar më 24/01/2019, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori