Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, nis votimi për Sekretariatet

Këshilli i PD pritet të votojë me votim të fshehtë kandidaturat e miratuara në mbledhjen e Kryesisë së PD për Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe Sekretariatet e PD.

Anëtarët e Këshillit do të firmosin për prezencën e tyre manualisht dhe elektronikisht.

Menjëherë në mbyllje te votimit te fshehte, numërimi do te behet ne mënyrë transparente për publikun dhe median.

Secila flete votimi do të shfaqet ne ekran dhe rezultati do te jete ne kohe reale./albeu.com

 


Shtuar 3.06.2022 16:53