Ndërron jetë akademik Besim Bokshi
Pëlqej
Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë, një nga akademikët dhe gjuhëtarët më të mirë të Kosovës, Besim Bokshi.

Vdekja e Besim Bokshit është humbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, për Akademinë dhe për shkencën dhe kulturën shqiptare.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në Gjakovë në orën 17.00 në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës prej orës 10.00-12.00, ndërsa në Gjakovë, në orën 15.00 do të mbahet komemoracioni në Pallatin e Sporteve.

Kush ishte Besim Bokshi

Besim Bokshi lindi në Gjakovë në vitin 1930-të.

Mësimet fillore i mori në Gjakovë dhe në Tiranë, ndërsa të mesmet në Prishtinë.

Studimet e larta i kreu në Katedrën e Albanologjisë në Beograd, për t’u kthyer në vendlindje, ku për vite me radhë punoi si profesor në gjimnazin dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës.

Ka punuar në Institutin Albanologjik dhe në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Ka marrë pjesë në të gjitha ngjarjet gjuhësore me rëndësi, përfshirë edhe Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë më 1972, ndërsa gjatë viteve nëntëdhjetë ka qenë i përfshirë në zhvillimet politike të asaj kohe në Kosovë. Në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitet 2008-2011 ishte kryetar i saj.

Vepra shkencore e Besim Bokshit përbëhet nga disa studime monografike nga fusha e morfologjisë historike të gjuhës shqipe, ku veçmas shquhen studimet e tij për fleksionin nominal, për nyjet, për pjesoren etj./albeu.com/


Shtuar më 17/08/2014, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori