Duhet ta dini këtë: Nga temperatura te lidhset, ja mënyra më e lehtë për të larë atletet tuaja

Larja e atleteve me dorë mund të marrë shumë kohë, ndaj nuk janë të rralla rastet kur i lajmë në lavatriçe. Nëse vendosni t’i lani gjithsesi në Lavatrice, ju këshillojmë që së pari të hiqni papastërtitë me furçë.

Vendimi se si të lahen atletet më së miri merret në lidhje me materialin nga i cili janë bërë, shkruan albeu.com.

Lëkura dhe atletet prej antilope nuk duhet të lahen kurrë në Lavatrice, sepse ekziston rreziku i madh që të dëmtohen gjatë larjes.

Çfarë duhet të bëni?

Para së gjithash, sigurohuni që të hiqni lidhëset e këpucëve nga të dyja atletet.

Para se t’i vendosni atletet në lavatriçe, hiqni papastërtitë, baltën, gjethet dhe gjithçka tjetër me një furçë këpucësh dhe më pas vendosni atletet në lavatriçe duke i futur në një këllëf jastëku ose një çantë për larje delikate.

Gjithashtu, sigurohuni që t’i lani atletet në temperaturë të ulët, rekomandohet që t’i bëni në 30 gradë.

Mos i vendosni në tharëse pas larjes, ose pranë ndonjë burimi nxehtësie, pasi ngjitësi që i mban në vend mund të dëmtohet. /albeu.com/