Investimet strategjike, Alibeaj: Skandal i madh, Rama i largohet si djalli nga temjani

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka folur pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëeve edhe për Investimet Strategjike që u diskutuan me dyer të mbyllura.

Alibeaj thotë se deputetët demokratë kanë ridepozituar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike, por sipas tij mazhoranca e ka rrëzuar këtë kërkesë.

Ngritjen e komisionit hetimor, që është nga instrumentet më të rëndësishëm të opozitës. Ne ridepozituam kërkesën, tashmë jo me 35, por me 37 firma. Në mënyrën më antikushtetuese, antiligjore, nga ana e anëtarëve të mazhorancës në konferencë rrëzohet kjo kërkesë. Rregulli, Kushtetuta, e do që instanca e fundit që shprehet për ngritjen e një komisioni hetimor është seanca, por as këtë nuk e lejuan. Kjo çështje demaskoi qëndrimin e mazhorancës. Investimet strategjike, familjare strategjike në kurriz të pasurive publike, duket se është një skandal i madh, ndaj i largohen si djalli nga temjani”, tha Alibeaj./albeu.com