Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ajo e Britanisë së Madhe dhe zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë kritikuan të premten Këshillin
Gjyqësor të
Kosovës, për
procesin e emërimit të kryetarit të
Gjykatës së Apelit, si dhe të kryetarit të
Gjykatës së Lartë.
Ankesat lidhur me
procesin bënë që çështja të trajtohej nga Gjykata
Kushtetuese e
Kosovës, e cila e riktheu atë në fillim. Gjykata
Kushtetuese kishte konstatuar se, Këshilli
Gjyqësor “nuk ka parashikuar masat e nevojshme për të garantuar zbatimin e mjaftueshëm të parimeve të barazisë dhe transparencës”.
Në një reagim të Ambasadës amerikane dhe asaj britanike thuhet se, “pas vendimit të
Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e ambasadave sugjeruan Këshillin
Gjyqësor lidhur me përmirësimet që do të mund të bëjë në procedurat e tij për emërim, për të ndërtuar besimin e opinionit publik në sistemin e drejtësisë”.
Diplomatët e këtyre ambasadave shprehen “të zhgënjyera me vendimin që votimi të mbahet i fshehtë”.
“Besojmë se votimi i hapur do të dërgonte një sinjal të fortë të përkushtimit të Këshillit
Gjyqësor ndaj parimeve të transparencës, meritokracisë dhe llogaridhënies”, thuhet në deklaratë.
Edhe zyra e Bashkimit Europian thekson se “ka vërejtur që përzgjedhja e kryetarëve të
Gjykatës së Lartë dhe
Gjykatës së Apelit nuk u parapri nga një diskutim thelbësor mbi përshtatshmërinë e kandidatëve për postin”.
Këshilli
Gjyqësor i
Kosovës, nëpërmjet një komunikate tha se do të mblidhet gjatë javës së parë të muajit shtator, për shqyrtimin e hollësishëm të deklaratave të përfaqësuesve ndërkombëtarë.
Shtuar më 25/08/2017,
ora 19:10