Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian
Cliff ka ripërsëritur se bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndërhyjë në krijimin e institucioneve të reja në Kosovë.
Cliff, tha se në Kosovë, sikundër edhe në çdo vend tjetër të Evropës, është e vështirë të formohen qeveri menjëherë pas
zgjedhjeve.
"Në Evropë dihet që është shumë problem që të
krijohen qeveritë menjëherë pas
zgjedhjeve, mirëpo ne duhet të vazhdojmë përpara për të mirën ekonomike të vendit, dhe zhvillimit të komunave të Kosovës. Besoj që së shpejti do të
krijohen institucionet e reja të Kosovës.", tha
Cliff.
Këto deklarata, ambasadori britanik i bëri gjatë vizitës së tij në Junik. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014,
ora 09:39