Ndërkombëtarët nuk e duan Vetëvendosjen
Pëlqej
Ndërkombëtarët vazhdojnë të mos e duan Vetëvendosjen, më së shumti për shkak të programeve të saj nacionaliste.

Diplomatët e huaj, sidomos ata gjermanë kanë këmbëngulur që koalicioni LDK-AAK-NISMA të mos pranojë kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosjes, aq më pak atë për udhëheqje të dialogut me Serbinë.

Diplomatë të shteteve perëndimore kanë kërkuar nga blloku "opozitar", që nëse e pranojnë Vetëvendosjen, kjo e fundit duhet që më së paku të ndryshojë sjelljet e saj politike.

VV-ja ka marrë nga bashkësia ndërkombëtare "shuplakë" më së shumti për faktin se pikëpamjet e saj në raport me Serbinë nuk janë aq "demokratike". /albeu.com/

Shtuar më 20/08/2014, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori