Ndarja nuk është alternativë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Gordon ka vlerësuar faktin që Kosova dhe Serbia po zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë.


“Vizita e Sekretares Clinton dhe zonjës Ashton në Prishtinë vë në pah unitetin e qëndrimit mes Shteteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndërsa ato u bëjnë thirrje të dyja vendeve të zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe të marrin hapa konkrete për të tejkaluar bllokimin që ka të bëjë me Veriun e Kosovës. As ne, as Bashkimi Evropian nuk presim që Serbia ta njohë Kosovën për momentin, por Serbisë do t’i duhet të normalizojë marrëdhëniet me një Kosovë demokratike, sovrane, të pavarur dhe shumëetnike brenda kufijve aktualë. Ndarja nuk është alternativë”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2012, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori