Komisioneri i BE-së viziton kopshtin “1 Qershori” në Durrës, i riparuar në kuadër të Programit “EU4Schools”

Sot, Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Z. Janez Lenarčič vizitoi kopshtin “1 Qershori” në Durrës, përfaqësuesve të BE-së dhe UNDP-së në Shqipëri, stafit mësimor dhe fëmijëve.

I riparuar në kontekstin e Programit “EU4Schools” prej më shumë se një viti, kopshti “1 Qershori” i shërben 163 fëmijëve, 10 edukatoreve dhe 12 mijë banorëve të komunitetit.

Gjatë kësaj vizite, Komisioneri Lenarčič vizitoi ambientet moderne të kopshtit, ndërveproi me fëmijët, si dhe ndoqi nga afër një orë mësimore ekstra-kurrikulare (simulim) se si fëmijët duhet të reagojnë në rast rreziku të një zjarri.

23 objekte arsimore janë rindërtuar ose riparuar deri më tani falë “EU4Schools” (“BE për Shkollat”) dhe i shërbejnë drejtpërdrejtë 7,325 fëmijëve/nxënësve e 445 mësuesve. Ndërkohë, puna vijon me intensitet të lartë në 16 objekte të tjera arsimore, të cilat janë në proces rindërtimi apo riparimi.

Programi financohet nga BE me 75 milion Euro dhe zbatohet nga UNDP Albania, duke u mbështetur në dy parime kyçe: “Rindërtojmë më mirë” dhe “Rindërtojmë së bashku”. Pjesë e tij janë institucionet arsimore në 11 bashkitë më të prekura, të cilat janë dëmtuar rëndë si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në nëntor të vitit 2019-të./albeu.com