Ndalohet Nasim Haradinaj, refuzon hetuesit e Speciales, kërkon Policinë e Kosovës ta arrestojnë
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradianj është arrestuar nga zyrtarë të Speciales.

Haradinaj pak kohë para se të arrestohej nga hetuesit e Gjykatës Speciale ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për zhvillimet e ditës së sotme.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Kjo ka ndodhur pas një bastisje që ka ndodhur sot në zyrat e OVL e UÇK-së nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes thuhet se Haradinaj ka refuzuar të arrestohet nga hetuesit e Speciales dhe ka kërkuar që Policia e Kosovës ta marrë atë.
Shtuar më 25/09/2020, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori