Gjimnazisti hedh spray djegës në shkollë, 3 nxënës në Krujë përfundojnë në spital

Me incidente ka nisur viti i ri shkollor në Krujë. Vetëm në ditën e dytë të shkollë, një gjimnazist ka hedhur spray djegës në ambientet e brendshme të gjimnazit Skënderbeu Krujë.

Mësohet se për shkak të spray-t, disa nxënës janë ndjerë keq, madje tre prej tyre kanë përfunduar në spital, ku po u bëhet perfuzion, elektrolit, antivomitiv.

Nga ana tjetër disa të tjerë po trajtohen në ambientet e shkollës pasi nuk kanë shqetësime serioze.

Autori i hedhjes së sprayt është shoqëruar në ambientet e komisariatit në Krujë së bashku me një 17-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2023, në një gjimnaz në Krujë, një nxënës 16 vjeç ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një sprajt me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës.

Nxënësit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Krujë, ndërsa autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 12.09.2023 12:29