Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje të miturin me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë vetëm pak minuta më parë.

Një makinë ka përplasur një fëmijë, teksa po kalonte me biçikletë në një nga rrugët e Tiranës.

Edhe pse, 14-vjeçari me iniciale A.L është transportuar menjëherë për në spital, dhe pavarësisht ndihmës së parë, nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00, në Farkë, ku sipas policisë mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Aksidenti ndodhi në zonën e Farkës. Autori është ndalur nga policia pas ngjarjes dhe u shoqërua në komisariat.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.


Shtuar 2.08.2020 16:29