Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se deri tani janë ndaluar 20 persona për vepra të ndryshme, të cilët kanë cënuar me procesin e
votimit në zgjedhjet e 6 tetorit.
Nga gjithë rastet që janë raportuar, 16 janë vërtetuar dhe 20 persona janë ndaluar.
Pesë persona në Prizren për fotografim të votës, dy persona në Pejë për ‘Keqpërdorim të drejtës së
votimit”, në
rajonin e Gjakovës janë ndaluar gjashtë persona, në Gjilan një person, në
rajonin e Mitrovicës dy persona dhe në Ferizaj një person.
Njoftimi i plotë:
Ndalohen 20 persona lidhur me procesin zgjedhor
Prishtinë, 6 tetor 2019- Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se gjatë procesit zgjedhor që është duke u zhvilluar sot, deri më tani janë raportuar disa raste të ndryshme por, pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave nga prokurorët në teren, janë vërtetuar 16 raste me 20 persona të cilët lidhen me procesin zgjedhor.
Në
rajonin e Prizrenit janë pesë raste me pesë persona, ku të gjithë janë të ndaluar për veprën
penale “Cenim i fshehtësisë së
votimit” nga
neni 215.
Në
rajonin e Pejës kemi një rast me dy persona të ndaluar për veprën
penale “Keqpërdorim i të drejtës së
votimit” nga
neni 213.
Në
rajonin e Gjakovës i kemi gjashtë raste kundër gjashtë personave, pesë persona janë të ndaluar dhe një person në kërkim, për veprat
penale “Pengimi i procesit të
votimit” nga
neni 214, “Cenim i fshehtësisë së
votimit” nga
neni 215, dhe për veprën “Asgjësimi i dokumenteve të
votimit” nga
neni 217.
Në
rajonin e Gjilanit kemi një rast me një person të ndaluar për veprën
penale “Parandalim i ushtrimit të së drejtës për të votuar” nga
neni 209.
Në
rajonin e Mitrovicës i kemi dy raste me pesë persona të ndaluar, prej të cilëve dy për veprën
penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga
neni 211, si dhe tre për veprën
penale “Pengimi i procesit të
votimit” nga
neni 214.
Në
rajonin e Ferizajt është një rast me një person të ndaluar për veprën
penale “Pengimi i procesit të
votimit” nga
neni 214.
Shtuar më 06/10/2019,
ora 18:35