Ismet Peja, këngëtar i muzikës
popullore shqiptare dhe asaj të vjetër qytetare, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, Visar
Peja.
Peja ka qenë i njohur për sukseset e arritura me shoqërinë
muzikore “Hajdar Dushi”, si dhe për një mori albumesh
muzikore.
Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar më pas ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Vlora Dumoshi.
“Emri i
Ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore
shqiptare, me melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë
muzikore të Kosovës në përgjithësi”, ka thënë ajo përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 09:38