“Ku ta gjejmë të fusim në sherr Britaninë me BE”, Rama: Ta kuptojnë që shqiptarët janë gjëja më e mirë që po i ndodh

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e Projektit të ri të Portit Tregtar të Durrësit, në një moment ka përmenduar edhe Britaninë.

Ai tha se gara do të jetë hapur për të gjithë dhe nëse një propozim i mirë vjen nga Britania mund të brexitojmë një zonë në port.

Më pas ia ka shtuar: Ku ta gjejmë që të fusim cik më shumë në sherr anglezët me BE-në dhe ta kuptojnë që shqiptarët janë gjëja më e mirë që po ju ndodh edhe sot.

“Në janar do të zhvillohet një forum transparent, për t’ju shpjeguar kompanive projektin, per të marrë pyetjet dhe sugjerimet , në mënyrë që dokumenti i garës të jetë i hapur për  të gjithë kompanitë.

Në Europë ca ishte për t’u bërë në kuptimin e porteve ëshrë bër, ky është një port me një rendësi të madhe strategjikee për ekonominë dhe sigurinë.,Porti ka pranë edhe një zonë ekonomike për rreth 60 hektarë, që ka interesin e vet nga pikëparmja përpunimit. Kështu nëse Anglia na bën ndonje propozim për te kurjiuar së bashku ndonjë situatë  që mund të mos i pelqejë BE por është e reëndësishm për të dyja palët, ne mund të brexitojmë një zonë dhe të vendosim një flamur anglez, të vendosim gjykatat angleze që te vendosin për konfliktet mes aktorëve, si në Dubai.

Ku ta gjejmë të fusim cik  me shumë në sherr anglezët me BE dhe ata të kuptojnë që shqiptarët janë gjëja më e mirë që mund t’ju ndodhi dhe faktikisht janë gjëja më e mirë që po ju ndodh edhe sot edhe pse shqiptarët e duan aq shumë saqë shkojnë edhe me varka”, tha ndër të tjera Rama./albeu.com


Shtuar 12.12.2022 12:22