Ndahet nga jeta babai i deputetit kosovar, i vëllai: Kjo ikje më këputi shpirtin

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka humbur sot babain i tij. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vëllai, Flamur Gashi në një shkrim në Facebook ku thotë se ndihet krenar për të gjitha arritjet e tij.

“Lamtumirë BABË. Me vrau në zemër dhe ma këputi shpirtin, kjo ikje e jotja…Emri, vepra dhe puna jote, më bëjnë të ndjehem krenar në jetë të jetëve ! U prehsh në parajsen e përjetshme !”, shkroi Gashi në Facebook.

Ende nuk dihet nëse i ndjeri humbi jetën për shkaqe natyrale apo ishte i prekur nga ndonjë sëmundje.
Shtuar më 07/09/2020, ora 21:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori