Ndahen pensionet dhe socialet para kohe në Kosovë
Bedri Hamza
Ministria e Financave njofton se sot ka bërë ekzekutimin e pagesave për muajin gusht të skemave sociale dhe pensioneve.

“Për nder të festës së Bajramit të Vogël – Kurban Bajrami, ekzekutimi i pagesave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron festën e Bajramit të Vogël- Kurban Bajramin, duke iu dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjithë të mirat”, thuhet në njoftimin e tyre.


Shtuar më 17/08/2018, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori