Vrasësit e Ibush Kllokoqit në bashkëkryerje me Bllacën dhe vrasësit në tentativë të Adem Salihajt nuk janë dërguar në vuajtje të dënimit ende ndërsa
Nazim Bllaca është dënuar.
Gjykata Themelore e Prishtinës është arsyetuar se EULEX-i nuk e ka dërguar lëndën e tyre ende për ekzekutim, ndërsa EULEX-i arsyetohet se ankesa e tyre në Gjykatën
Kushtetuese po e vonon procesin, e në
Kushtetuese thonë se nuk ka parashtresë të të dënuarve në rastin
Bllaca, shkruan Koha Ditore.
Kësisoj, vetëm njeriu që kishte guxuar të denonconte krimet është dërguar në burg, ndërsa bashkëveprimtarët tjerë, ende jo. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014,
ora 09:21