NATO urdhëron mbylljen e disa rrugëve alternative në Veri të Kosovës
Komanda e NATO-s në Napoli ka urdhëruar KFOR-in që të mbyllë të gjitha rrugët alternative në Leposaviç dhe Zubin Potok, të cilat janë përdorur nga serbët lokalë për sa kohë mbaheshin të bllokuara pikat kufitare me Serbinë në këtë pjesë të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Zubin Potokut, Slavisa Ristic i cili deklaroi se urdhri ishte dhënë nga komandanti i KFOR-it në veri të Kosovës Adolf Conrad. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori