Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s kanë filluar dje në Bruksel takimin e tyre dyditësh, në të cilin
misioni i KFOR it në Kosovë, do të jetë njëra ndër temat e diskutimeve.
Sekretari i përgjithshëm i NATO s Anders Fog Rasmusen, ka thënë se ky takim i parë për këtë vit i
ministrave të NATO s është po ashtu edhe në shërbim të përgatitjeve për samitin e Çikagos, i cili zhvillohet në fund të muajt maj.
Sipas burimeve të NATO-s për Kosovën është folur shkurtimisht gjatë ditës së djeshme, ndërsa diskutimet kryesore rreth Kosovës priten sot ku tema e takimit të parë do të jetë
misioni i KFOR it.
Pos
ministrave të vendeve të NATO s në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe kolegët e tyre nga vendet jo anëtare, të cilat kontribuojnë në misionin e KFOR it.
Shtuar më 03/02/2012,
ora 11:14