Shqiptari i ngre “kurth” grekes, i vjedh kartën e identitetit, martohet fshehurazi

Një 31-vjeçare greke ka zbuluar rastësisht në Bashki është martuar me një emigrant shqiptar pa dijeninë e saj.

Zbulimi tronditës për 31-vjeçaren, ndodhi kur kjo e fundit aplikoi një muaj më parë online për tu martuar me të fejuarin e saj. Por në përgjigje të kërkesës së saj, 31-vjeçares i erdhi një email që i tregonte se ajo rezultonte e martuar me një shqiptar.

Mediet greke raportojnë se shqiptari kishte dorëzuar në gjendjet civile në Selanik një certifikatë martese , për tu regjistruar në sistem si bashkëshort i shtetases greke për të përfituar në këtë mënyrë leje qëndrimi në Greqi.

Sipas avokatit të saj, 31-vjeçarja ka rënë pre e një mashtrimi, pasi shqiptari i kishte vjedhur kartën e identiteti, të cilën e përdori për tu celebruar me të pa dijeninë e saj.

Autoritete greke po punojnë për zbardhjen e potë të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 11.07.2023 10:59