NATO nuk do të reduktojë trupat në Kosovë
Anders Fogh Rasmussen
NATO nuk do të zvogëlojë numrin e ushtarëve KFOR-it të cilët nodhen me mision në Kosovë Pas takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen u shpreh se për shkak të situatës së paqëndrueshme që është në Kosovë gjatë 12 muajve të fundit, NATO vendos të shtyjë vendimin për reduktimin e trupave tanë në Kosovë.

“Në Kosovë, nuk kemi plane të zvogëlojmë praninë e trupave në të ardhmen e afërt. Siç e dini, ne kemi ambicie që gradualisht të reduktojmë forcat tona atje, nëse situata e sigurisë vazhdon të përmirësohet. Por, për shkak të situatës së paqëndrueshme që kemi parë gjatë 12 muajve të fundit, ne kemi shtyrë vendimin për reduktimin e trupave tanë në Kosovë”, ka thënë Rasmussen. /albeu.copm/
Shtuar më 10/10/2012, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori