NATO lavdëroi Policinë e Kosovës për arrestimin e Gjuriçit, reagon ashpër Daçiç
Pëlqej
Ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç po i duket e pabesueshme se NATO e ka lavdëruar Policinë e Kosovës për arrestimin e Gjuriçit.

Kështu të paktën kishte raportuar dje agjencia e lajmeve BETA, duke u thirrur nga burimet e veta brenda NATO-s.

Por sot kryediplomati serb, Daçiç ka thënë se do të kërkojë një raport zyrtar nga kjo aleancë.

“Nëse këto janë të vërteta, dhe jo vetëm raporte të mediave, atëherë kjo është parimi i simetrisë së fajit”, tha Daçiç.

Burime të NATO-s i thanë dje agjencisë Beta se Gjuriçi kishte hyrë pa leje në Kosovë.

Madje zyrtarët e kësaj aleance thanë se veprimet e Policisë së Kosovës ishin “profesionale dhe të pjekura”.

“Kosova veproi vetë, pa ndërhyrjen e KFOR-it. Kjo tregoi se ata kanë filluar të pjeken si shtet, dhe të menaxhojnë situatat e tilla në kufirin e tyre”, thanë zyrtarët anonimë të NATO-s. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori