NATO-ja e bombardoi, Serbia e lavdëron
Pëlqej
Serbia është shtet që po mban qëndrime kontraverse për NATO-n në kohë të ndryshme.

Ndërsa, shteti serb i ka dënuar gjithmonë sulmet e NATO-s mbi Beograd, një tjetër qëndrim po mbi NATO-n është mbajtur mbrëmë nga Ivica Daçiç, shkruan Rel.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiç gjatë bisedës së mbrëmshme me zëvendës-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Alexander Werbshow, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka vlerësuar se "prania e forcave të NATO-s në Kosovë mundëson stabilitet".

Ministri serb ka theksuar po ashtu se mes Serbisë dhe NATO-s ka një komunikim të mirë dhe ka edhe bashkëpunim në kuadër të Partneritetit për paqe. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori