NATO ia kthen Trumpit: Askush nuk guxon ta prekë Shqipërinë dhe Malin e Zi
Pëlqej
Aleanca e Atlantikut të Veriut ka reaguar pas komenteve të Donald Trump, i cili ngriti hije dyshimi mbi nevojën e mbrojtjes së Malit të Zi.

Në kundërpërgjigjë të Presdentit Trump, një zyrtar i lartë i NATO-s tha për CNN se traktati që aleanca ka firmosur është i pakushtëzuar dhe nuk e luan as topi, duke rikonfirmuar kështu moton “sulmi nda një vendi anëtar të NATO-s është sulm ndaj të gjithë anëtarëve të Aleancës", i sanksionuar në nenin 5 të Traktatit.

"Klauzola jonë e mbrojtjes kolektive, Neni 5, është e pakushtëzuar dhe e veshur me hekur, që do të thotë se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve. Presidenti Trump e ka bërë të qartë se SHBA është plotësisht e angazhuar për NATO-n dhe Aleanca jonë është më e fortë se kurrë".

Neni 5, i cili është mbrojtës, synon të pengojë kundërshtarët e mundshëm nga sulmet ndaj anëtarëve të NATO-s. Gjatë Luftës së Ftohtë, shqetësimi kryesor ishte Bashkimi Sovjetik, por gjatë viteve të fundit, veprimet agresive të Rusisë në Evropën Lindore kanë qenë në qendër të vëmendjes. Ukraina dhe Gjeorgjia, të dy vendet që Rusia ka pushtuar në dekadën e fundit, nuk janë anëtarë të NATO-s.

Në një intervistë televizive, Presidenti amerikan ngriti pikëpyetje mbi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e shtetit të vogël ballkanik në rast mësymjeje.

Moderatori i “Fox News”, Tucker Carlson e pyeti Trumpin: “Përse im bir duhet të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë vend nga sulmet” dhe Presidenti iu përgjigj: “Të njëjtën pyetje kam shtruar dhe unë vetë”.

Gazetari më pas i thotë: “Tani, nuk është se unë jam kundër Malit të Zi..apo Shqipëris녔

Trump ia kthen: “Jo, por ata janë njerëz shumë agresivë. Dhe mund të bëhen akoma më shumë dhe urdhëro, ja ku e ke Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo është e padrejtë”.

Mali i Zi është anëtari i 29 dhe më i ri i aleancës ushtarake, së cilës iu bashkua qershorin e vitit 2017.

Sipas të dhënave zyrtare, ai paguan për mbrojtjen rreth 1,66% të GDP-së dhe me një popullsi prej vetëm 620 000 banorësh, kontribuon në luftën e Afganistanit me më shumë trupa për frymë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Shtuar më 20/07/2018, ora 08:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori