NATO i kthen përgjigje Portalit Albeu: Asnjë informacion mbi raketat ruse në Preshevë
Prej disa ditësh mediat
ruse dhe serbe po raportojne se, sisteme të fuqishme raketore
ruse, BUK dhe S-400 Triumf, pritet të instalohen në Luginën e Preshevës, jo shumë kilometra larg bazës amerikane "Bondstill", në Ferizaj.
E pyetur nga Portali Albeu, zyra për
shtyp e NATO-s, dhe veçanërisht Irina Novakova, është shprehur se, për momentin Aleanca nuk ka asnjë
informacion të saktë rreth kësaj çështjeje dhe se është në pritje të informacioneve më të hollësishme.
"Ne jemi duke kërkuar
informacion mbi çështjen që ju ngrini", ishte përgjigja e shkurtër nga zyra për
shtyp e NATO-s.
Ngritja e bazës
ruse në Preshevë po përcillet me shqetësim nga banorët e Luginës dhe nga i gjithë Ballkani, që e sheh këtë veprim si një kërcënim për paqen në rajon. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2015,
ora 17:23