NATO: FSK në veri veç me lejen e KFOR-it
Në përgjigjen zyrtare të NATO-s thuhet se, Kosova është angazhuar vetë që trupat e FSK-ës nuk do të zbarkohen në veri të Kosovës, pa lejen parapake të NATO-s.

Kjo zyrë ka komentuar për deklaratat e zyrtarëve serbe se ekziston një marrëveshje mes NATO-s dhe Serbisë, se trupat e FKS-ës, e në të ardhmen edhe Forcat e Armatosura, nuk kanë të drejtë të zbarkohen në komunat veriore.

Kufizimet e zbarkimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në komunat veriore duket se do të vazhdojë edhe pas krijimit në të ardhmen të Forcës së Armatosur të Kosovës.

Derisa vetë kryeministri vendit, Isa Mustafa pati deklaruar se Forca e Armatosur e Kosovës do të ketë qasje të limituar në veri, zyrtarë të NATO-s, nuk kanë dashur të komentojnë shumë rreth kësaj çështje.

Ata kanë vazhduar të komentojnë vetëm për kufizimet që i ka FSK-ë në drejtim të shkuarjes në veri të Kosovës.

"Në kontekstin e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndihmuar nga BE-ja, në prill të 2013, Prishtina zyrtarisht ka pranuar që nuk do të zbarkojë trupat e FSK-ës në veri, pa lejen e KFOR-it", ka theksuar Zyra për informim e NATO-s për Radio Kosovën.

Sipas tyre kjo marrëveshje është zbatuar disa herë, dhe për këtë trupat e FSK-ës, kanë zbarkua disa herë ë veri të Kosovës, por vetëm me leje të KFOR-it. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori