NATO frustrohet për çështjen e veriut
Këshilli i NATO-s, me pjesëmarrjen edhe të ambasadorëve të vendeve të tjera që janë pjesë e KFOR-it, ka diskutuar për situatën në veri të Kosovës, ku edhe pas disa javësh nuk është arritur zgjidhja e cila do të siguronte lirinë e lëvizjes.

Diplomatët e disa vendeve anëtare të Aleancës i kanë thënë “Kohës Ditore” se “nuk fshehin frustrimin me situatën e tillë në terren, ku është e qartë se serbët lokalë po luajnë me kredibilitetin e ushtarëve të NATO-s”, por po ashtu kanë përsëritur se në Bruksel “dominon qëndrimi se nuk duhet ndërmarrë tash ndonjë hap, i cili do të shfrytëzohej nga nacionalistët në Serbi për të dëmtuar pozitën e presidentin Boris Tadic”.

Ndonëse pranojnë se edhe respekti për presidentin Tadic është duke u zbehur në mesin e shteteve anëtare, sidomos për shkak të mungesës së thirrjes së qartë serbëve në veri të Kosovës që të heqin barrikadat, këto burime pohojnë se “duhet insistuar në një zgjidhje politike, ku rol konstruktiv duhet të kenë edhe Prishtina, edhe Beogradi”.
Shtuar më 09/11/2011, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori