NATO e shqetësuar për zhvillimet në Kosovë
Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se aleanca nuk e ka të qartë se çka ka ndodhur në kufirin Kosovë – Serbi, ku ishin arrestuar dy policë të Kosovës nga policia e Serbisë.

“Aktualisht, ne nuk kemi fotografi të plotë të asaj se çka ka ndodhur. Qartazi, NATO-ja është e shqetësuar për zhvillimin e fundit, por ne jemi të sigurt se palët përgjegjëse do të jenë në gjendje ta zgjidhin çështjen”, tha Rasmussen sot në Bruksel, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga policët e Serbisë, në brezin kufitar në Merdare. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori