NATO diskuton sot për Kosovën
Veriu i Kosovës dhe tensionet atje, do të diskutohen sot në Bruksel nga ministrat e mbrojtjes të NATO-s. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Anders Fog Rasmussen duke paralajmëruar mbledhjen e sotme tha se do të diskutohet edhe për operacionet e NATO-s në Ballkan dhe në botë.

Ai ka sqaruar se KFOR-i do të vazhdojë të veprojë me paanshmëri dhe të përdorë forcën minimale të nevojshme.

NATO aktualisht ka rreth 5 mijë trupa në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2011, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori