Nata e ndërrimit të viteve, relativisht e qetë në Maqedoni
Nata e Vitit të Ri në Shkup kaloi relativisht qetë. Ndihma e ofruar mjekësore për 28 persona të alkoolizuar, një pacient i cili sihte tejdozuar me drogë, ndërkaq janë trajtuar edhe persona me lëndime nga kapsolle dhe fatkeqësi komunikacioni. Gjatë natës së Vitit të Ri janë regjistruar edhe katër raste të vdekjes në kushte shtëpiake të personave prej 40 dhe mbi 60 vjeç.

Në Klinikën për toksikologji në Shkup gjatë orëve të natës janë pranuar 28 pacientë prej të cilëve nëntë të moshës së mitur, ndërsa më i riu i moshës 14-vjeçare. Të gjithë janë trajtuar deri në orët e hershme të mëngjesit dhe më pas janë liruar për mjekim shtëpiak. Pacienti i mbidozuar me drogë është në gjendje të mirë dhe është liruar në shtëpi.

Sipas drejtoreshës së Klinikës për toksikologji dr. Zhanina Perevska, është mirë që pacientë nën moshën 14-vjeçare këtë vit ka më pak.

“Argëtimi të jetë argëtim, disponimi të ngritet në çfaërdo mënyre tjetër, ndërsa alkooli të jetë ndoshta vetëm shtesë e vogël për ata që konsumojnë ushqim dhe të cilët janë më të rritur dhe të cilët i dinë pasojat e tërë gjendjes së këtillë”, apelon Perevska.

Nga 28 pacientë të pranuar në Toksikologji, tetë ishin të gjinisë femërore, të tjerët meshkuj.

Drejtoreshja e Klinikës për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, Jasmina Çabukovska informon se gjatë kujdestarisë së kaluar u është ofruar ndihmë mjekësore gjithsejt 65 pacientëve, rpej të cilëve 22 gjatë orëve të natës.

Në këtë Klinikë janë hospitalizuar pesë pacientë dhe ka pasur tre intervenime operative si ndezje e zorës qorre dhe ato nuk janë të lidhura me festat e Vitit të Ri. Nga pacientët e tjerë, 25 janë pacientë traumatologjik të cilët janë paraqitur për kontroll. Tek shtatë prej tyre bëhej fjalë për thyerje të nënbërrylit dhe bërrylit, një lëndim nga kapsollet dhe tek ky pacient dora është trajtuar dhe ai është lëshuar për mjekim shtëpiak. I është ofruar ndihmë mjekësore edhe të lënduarve në katër fatkeqësi komunikacioni. Të lënduarit kanë pasur lëndime më të lehta dhe janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Në mënyrë ambulancore janë trajtuar edhe pacientë të cilët kanë marrë lëndime në dy rrahje.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Qendrën emergjente kirurgjike pranë Qendrës klinike “Nëna terezë” janë kontrolluar 93 pacientë prej të cilëve shumica janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Gjashtë pacientë kanë marrë lëndime më të lehta në fatkeqësi komunikacioni dhe janë lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa dy janë lënduar gjatë sulmit fizik. Gjithashtu edhe ata janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Dy pacientë kanë marrë lëndime nga kapsollet dhe ata janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Dr. Hristian Kostov nga Klinika për traumatologji tha se pacienti i cili është lënduar nga kapsolelt është 33 vjeç dhe tek ai është dashur të kryhet amputim.

Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit Shkup, tatjana baevska – Vuçkoviq theksoi se Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë gjatë 24 orëve të kaluara ka intervenuar tek 168 pacientë nga Shkupi dhe vendet përreth.

“Gjatë orëve të mbrëmjes ka pasur gjithsejt 81 intervenime prej të cilave 27 urgjente të shkallës së parë. Prej tyre, 15 tek persona të alkoolizuar dhe atë nëntë intervenime në vende publike dhe gjashtë në kushte shtëpiake. Ka pasur dy fëmijë të mitur të gjinisë mashkullore, njëri prej të cilëve është dërguar në Klinikën për toksikologji, ndërsa tek tjetri është intervenuar në vendin e ngjarjes”, tha Baevska – Vuçkoviq.

Nga intervenimet e tjera, baevska – Vuçkoviq veçoi se ka pasur dy fatkeqësi komunikacioni, njëra në qendër të Shkupit dhe tjetra në autostradën drejt Petrovecit. personat janë lënduar më lehtë dhe janë dërguar në Qendrën e emergjencës kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”.

Gjatë natës janë regjistruar edhe katër raste të vdekjes në kushte shtëpiake dhe atë dy gra të moshë prej 40 deri 60 vjeç dhe dy persona meshkuj të moshës mbi 60 vjeç.

“Në pajtim me të dhënat statistikore mund të themi se nata e Vitit të Ri dhe gjatë ditës kaloi relativisht qetë. Qytetarët, ndërkaq, i respektojnë rekomandimet që i japim dhe shpresojmë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojmë në këtë mënyrë”, deklaroi baevska – Vuçkoviq.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ajo sqaroi se për katër rastet e vdekjes gjatë natës nuk ka pasur thirrje në Ndihmën e shpejtë mjekësore për intervenim, por janë gjetur në kushte shtëpiake dhe është thirrur shërbimi për të konfirmuar vdekjen. Shkakun e vdekjes do ta konfirmojë mjekësia gjyqësore./Portalb/
Shtuar më 01/01/2017, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori