Naser Rugova tregon nëse do ta votojë Haradinajn për kryeministër
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Naser Rugova, në një prononcim për Arbresh.info, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se ai dhe Teuta Rugova do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Rugova tha se vazhdon t’iu qëndrojë prapa deklaratave të tij se nuk do të marrë vendim individualisht as ai e as Teuta dhe se do ta respektojë çdo vendim të partisë, të cilës i përket.

“Fjalët se unë dhe Teuta do ta votojmë Ramush Haradinajn për kryeministër janë spekulime të qarqeve të caktuara, rezultatet ende nuk janë certifikuar nga KQZ-se ne jemi deputet të LDK-së dhe ne do ti respektojmë vendimet dhe qëndrimet që i merr kryesia dhe këshilli i përgjithësim i LDK-së, pasi që ata na kanë propozuar për deputet dhe ne i kemi marrë votat e elektoratit të LDK-së, në këtë kuptim të gjitha këto që thuhen në aspekte individuale janë spekulime të qarqeve të caktuara dhe nuk ka të bëjë asgjë me realitetin në këtë kuptim.

Unë e kamë bërë publike qëndrimin tim për këto spekulime dhe vazhdoj ti qëndroj mbrapa. LDK ende nuk është ulur të analizoj situatën, ne presim certifikimin e rezultateve dhe pas certifikimit do të hapet rruga tjetër ligjore për konstituimin e institucioneve pastaj LDK do të ule të bisedoj për hapat e mëtutjeshëm”, deklaroi Rugova.
Shtuar më 05/07/2017, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori