Naser Rugova: Nuk jam kandidat për kryetar të LDK-së
Pëlqej
Naser Rugova ka thënë se nuk është klandidat për të qenë kryetar i LDK-së.

“Unë vazhdoj të jem veprimtar i palodhur i LDK-së. Mendoj se LDK-ja tani ka prioritet ndërtimin e institucioneve të vendit dhe besoj organet legjitime të partisë do të vendosin me kohë, konform statutit të LDK-së lidhur me zgjedhjet partiake. Unë po lexoj në portale, në rrjete sociale dhe gazeta ku lakohet edhe emri im si kandidat për kryetar partie. Thënë sinqerisht nuk kam menduar për këtë çështje dhe nuk e kam në agjendë. Unë do e ndihmoj procesin reformues në LDK dhe do kontribuoj në strukturat e partisë për fuqizimin dhe rriten e LDK-së”, ka thënë ai për Botapress.

E vërteta është se Rugova s'ka qenë as kandidat për deputet dhe vështirë të mendohet se do të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori