Barcelona-Napoli, reagon De Laurentsis: Përballje për Champions League

Sot është hedhur shorti për ndeshjet me eliminim direkt në Europa League, dhe goglat kanë vënë përballë njëra-tjetrës dy skuadrat favorite të këtij kompeticioni.

Një finale e parakohshme kjo mes Barçës dhe Napolit që do të luhet në Europa League.

Menjëherë pas këtij shorti ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale edhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili është shprehur se kjo përballje pa frik mund të quhet një takim i Champions League.

“Kësaj radhe do të thosha se gota është plot. Barcelona-Napoli dhe më pas Napoli-Barcelona do të jenë dy ndeshje të shkëlqyera për Champions League! Forza Napoli Gjithmonë. Do të jetë një sfidë e bukur edhe për faktin se do të luhet tashmë në stadiumin Diego Armando Maradona, legjendë e të dyja klubeve”, shkruan numri 1 i klubit të Napolit./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.12.2021 14:38