Naim Tërnava drejt mbretërimit të përjetshëm me një kundër kandidat kukull

Të shtunën do të zgjidhet kryetari i ri i Bashkësisë IslameKosovës (BIK). Procesi i zgjedhjes së myftiut të ri do të fillojë në ora 9:00.

Kandidaturat zyrtare për këtë pozitë nuk janë bërë publike. Por, Radio Evropa e Lirë merr vesh se kandidatë janë myftiu i deritanishëm, Naim Tërnava, dhe zëvendësi i tij, Reshat Mexhiti.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Reshat Mexhiti, i cili aktualisht është imam në xhaminë Bajrakli në Prizren, tha shkurt se nuk mund të flasë për këtë çështje.

“Nesër janë zgjedhjet dhe në respekt të qetësisë dhe heshtjes nuk komunikojmë. Mund t’i pyesësh ata të komisionit zgjedhor”, tha imami Mexhiti.

Në Bashkësinë IslameKosovës thanë se tashmë dihen dy kandidatë për myfti të Kosovës, mirëpo nuk i përmendën emrat, duke thënë se do të dëmtohej procesi zgjedhor.

Për të dy këta kandidatë, do të votojë trupi zgjedhor, i cili përbëhet nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë IslameKosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame.

Naim Tërnava është myfti i Kosovës që 13 vjet dhe ka përfunduar mandatin e tretë në krye të institucionit më të lartë të besimit islam në Kosovë.

Rikandidimi për herë të katërt për këtë pozitë ka ngritur edhe disa dilema dhe njohës të islamit në Kosovë kanë thënë se Tërnava po e shkel Kushtetutën e BIK-ut.


Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/terrnava-neser-behet-myfti-per-here-te-katert-ky-eshte-kunderkandidati-formal-i-tij-589250/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Shtuar më 26/10/2018, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori