Naim Tërnava: BIK-u ka qenë i shqetësuar për ekstremizmin fetar
Pëlqej
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava u shpreh se e mbështet operacionin e Policisë së Kosovës për arretimin e personave që dyshohet se kanë luftuar për organizata terroriste.

Tërnava sqaroi se terrorizmi dhe ekstremizmi nuk kanë asnjë lloj të përbashkëte me besimin islam.

“Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës ka vite që ka qenë e shqetësuar për këso lloj aktivitetesh, të cilat ne i kemi gjykuar qysh herët se shkojnë në dëm të vendit, në dëm të bashkëjetesës, në dëm të tolerancës dhe vendit, në dëm të përsiatjeve tona shekullore të përbashkëta që të arrijmë tek qëllimi final”, tha Tërnava për Zërin e Amerikës.

Tërnava sqaroi se shteti është në të drejtën e tij të kryejë hetime dhe të vendosë masën e sigurisë për 40 personat e arrestuar.

Sa i përket arrestimit dhe të imamit në Gjilan, Naim Tërnava tha se ai imam është vetëshpallur dhe nuk është vendosur të ligjërojë nga BIK-u./albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 22:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori