Naim Rashiti për Albeu.com: Prishtina ta integrojë veriun
Intervistoi: Dionis Xhafa

Naim Rashiti nga Grupi Ndërkombëtar i Krizës mendon se protesta e së dielës në Mitrovicë është organizuar me paramendim të ndodhte ajo trazirë që ndodhi. Sipas tij, protesta ka qenë krejtësisht e dirigjuar.

“Barikada dhe rivendosja e saj, pemëve, pakujdesia e liderëve, mungesa e reagimit dhe veprimit insitucional të Qeverisë si dhe mosveprimi i policisë kundër ri-vendosjes së barrikadës, lejoi që të rinjtë të frustuar për gjëra tërësisht tjera të shprehin mllefin e tyre në formën që ndodhi”, shprehet Rushiti për Albeu.com.

Rashiti shton se Prishtina kërkon të integrojë në mënyrë të drejtë serbët në veri dhe se kjo ka një kosto financiare. Ai vlerëson se Beogradi po kujdeset që integrimi i serbëve të ndodhë shumë ngadalë.

Naim Rashiti vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet te ndërtojë një grup te fuqishëm ndërministror me shumë kapacitete dhe perfaqësues insitucionesh, përfshirë përfaqesuesit e veriut, të sigurisë, policisë dhe të ketë selinë në Mitrovicë, që të jenë në kontakt çdo ditë.

Ai mendon se duke vepruar së bashku do pershpejtohej funksionalizimi i komunave në veri.

Qeveria të kërkojë që sa më shpejt të finalizohen marrëveshjet e mbetura siç është ajo për gjykatat dhe të bëhet një plan për heqjen e administratës serbe në Kosovë. Qeveria e Kosovës të ofrojë sa më shumë poste për serbët në institucionet qeveritare dhe me perfaqësuesit serbë në parlament të ndertojë një mirëbesim dhe bashkëpunim më të madh”, përmbyll Rashiti. /albeu.com/


Shtuar më 25/06/2014, ora 00:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori