Naim Maloku: Befasuese humbja e thellë e koalicionit PAN
Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku,në një intervistë për gazetën "Epoka e re" ka thënë se ka qenë befasuese humbja e thellë e koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Maloku ka theksuar se nuk ka pritur që koalicioni PAN do të merrte më pak se 45 deputetë.

Ai u ka sugjeruar liderëve të këtyre tri partive politike të reflektojnë ndaj këtij rezultati të zgjedhjeve.

"PAN-i ka të drejtën për formimin e qeverisë, prandaj duhet të shkojë me ofertë për bashkëqeverisje ose me Vetëvendosje!-n, ose me LDK-në", ka thënë Maloku, duke potencuar se PAN-i nuk mund ta formojë qeverinë as me deputetët e pakicave.

Maloku ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja refuzojnë bashkëqeverisjen me PAN-in, atëherë vendi mund të hyjë në një bllokadë të re politike, e që rrugëzgjidhje mbeten zgjedhjet e reja./albeu.com/
Shtuar më 13/06/2017, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori