Naftë në këmbim të votës në Malishevë
Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Prokurori një denoncim ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, ku thuhet se ky subjekt dyshohet ka blerë vota me naftë.

"Mbrëmë me 02.11.2013 rreth orës 22:50, pas informatave te pranuara nga disa aktivistë kemi hasur se te pika e karburantit Pajtimi në Malishevë, është dhënë një sasi e madhe nafte në këmbim te votës (rreth 9 mijë euro). Ne kemi verifikuar disa raste, por kemi arritur që të marrim vetëm një faturë",-thuhet në denoncim.

Bashkë me këtë raportim VV ka bashkëngjitur edhe fletëpagesat me të cilat sipas tyre dëshmohet gjithça. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2013, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori