Myslimanët shqiptarë dhe boshnjakë janë më të moderuarit
Pëlqej
Instituti amerikan për hulumtimin e opinionit publik “Pew” prej vitesh realizon sondazhe në vendet me kulturë myslimane.

Sipas këtij instituti, myslimanët në Shqipëri dhe në Bosnje Herzegovinë rezultojnë të jenë besimtarët më të moderuar në të gjithë globin.

Ndërsa në Egjipt dhe në Pakistan, 63 % e njerëzve të anketuar thonë se braktisja e fesë duhet dënuar me vdekje, në Shqipëri këtë gjë e dënojnë vetëm një pakicë prej 1 përqind.

Ndërsa, si vende po ashtu të moderuara ndaj myslimanizmit renditen edhe Kosova , Tunizia dhe Kazakistani, raporton Albinfo.

Shteti me islamin më "radikal" paraqitet Pakistani, ku 24 % e njerëzve e mbështesin vrasjen për çështje nderi.

Ndërkohë, edhe Egjypti ka "tabu" lidhur me çështje nderi, por edhe me trajtimin e gruas./albeu.com/

Shtuar më 08/09/2014, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori